TIRANE - Unaza e madhe e Tiranës e mbetur përgjysëm, po shkakton probleme të shumta në trafik. E tregon edhe fotoja e postuar nga nje banor i zones së "Komunës së Parisit", ku duket trafiku i rënduar gjatë orëve të mbrëmjes.

Praktikisht rruga qe vjen nga Sauku drejt Qytetit të Nxënësve, mbyllet në një hinkë brenda zonës së banuar, dhe rruga me 4 korsi përfundon në një kthesë, me një korsi dhe e drejton trafikun e makinave brenda zonës së banuar, e cila njihet për fluks makinash dhe për rruget e ngushta.

Banorët shqetësohen dhe nga ndotja dhe zhurma e makinave të cilat presin me minuta të tëra për t’u futur në rrugën e ngushtë. Nuk dihet ende se kur do të fillojë pjesa e dytë e punimeve që do të lidhë Komunën e Parisit me Qytetin e nxënësve, e cila do t’i jepte mjaft lirshmëri zonës së jugperëndimit të Tiranës.

komuna e parisit
(Foto: Rruga qe vjen nga Sauku drejt Qytetit të Nxënësve)

(sg/shqiptarja.com)