TIRANË  - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka udhëtuar me autobuz për të shkuar në njësinë numër 6 në Kombinat, ku mesditën e sotme zhvilloi takimin për prezantimin e administratorit të kësaj njësie.

Në fotot e publikuara nga agjensia Light Studio Agency duket se kryebashkiaku ka zgjedhur transportin publik të linjës Kombinat-Kinostudio për të shkuar në takim.
veliaj ne autobuz
veliaj ne autobuz
Ky nuk është udhëtimi i parë me autobuz i Veliajt pasi edhe  në prezantimin e administratores së re të njësisë vendore nr.7, Gjinovefa Kadria, i shoqëruar dhe nga kreu i Këshillit Bashkiak Aldrin Dalipi ai ka përdorurtransportin publik për të shkuar atje.
 veliaj ne autobuz
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)