Vjedhja e kapakëve të pusetave në qytetin e Kukësit është kthyer në makthin e qytetarëve të cilët i frikësohen rënjes së tyre brenda tyre.
Të ndodhur përpara një fakti të tillë, kur kapakët prej gize vidhen dhe zëvendësimi i tyre është një kosto më vetë, specialistët e Bashkisë Kukës kanë nisur betonizimin e këtyre pusetave.
Por, ata që kanë reaguar ndaj kësaj situate, ndonëse në heshtje, janë banorët e qytetit, të cilët kanë shprehur edhe “mallkimet” e tyre për këdo që, pas vjedhjes së kapakëve prej gize që shiten më pas për skrap, mund të shkulin edhe kapat prej betoni.

Kjo foto është shkrepur në një nga rrugët kryesore të Kukësit, aty ku qartësisht është shkruar “Rafsh brenda” ose në zhargonin e përditshëm ‘Rafsh mrena”.

Kjo është një shprehje e qartë e mllefit të qytetarëve ndaj këtij fenomeni që po “zhvesh” të gjitha pusetat e ujit të pijshëm, energjisë elektrike apo edhe të linjave të telefonisë, duke u kthyer kështu në një rrezik të përditshëm për qytetarët që ecin në rrugët ku ato janë të vendosura.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com