Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka qënë pjesë e Ballos së Marinsave Amerikanë, event në nder të ushtarakëve nga SHBA të cilët kontribuojnë për sigurinë dhe paqen në Kosovë.
Në shoqërinë e bashkëshortit të saj, Prindon Osmanit dhe ambasadorit amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier, presidentja u shfaq ndryshe në këtë mbrëmje të organizuar nga Ambasada amerikane në Kosovë.
E veshur me një fustan të zi, ndryshe nga daljet publike zyrtare, Osmani u shfaq plot elegancë.
Komento