Mund të ishte shpendi i vetëm i llojit të tij në Shqipëri, por fatkeqësisht është gjetur i vrarë. Bëhet fjalë për një shkabë të rrallë, që është gjetur e vrarë nga një qytetar në Kukës.
Sipas ekspertëve Shkabat në Shqipëri, të cilat kanë qenë 4 llojesh, pothuajse janë zhdukur tërësisht. “Është vrarë para 2 muajsh në një fshat të Kukësit. Nuk e di, nuk kam informacion nëse është shpend i rrallë, apo jo?! Gjithsesi me vjen keq kur shikoj kafshë të rralla që vriten nga gjuetia e pakontrolluar", shkruan për "Shqip" qytetari që e ka gjetur shpendin e rrallë.
Teksa e sheh këtë foto të krijohet ideja se ajo është një shqiponjë. Por në fakt Shqiponja dhe Shkaba janë shpend të ndryshëm nga njëra-tjetra. Shqiponjat janë grabitqare, ndërsa shkabat ushqehen vetëm me kërma.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com