Çdo ditë jemi mësuar që të shohim në faqen zyrtare të Facebook të kryeministrit Edi Rama, foto të përzgjedhura me kujdes prej tij të cilat jo më kot ai quan “Photo of the day”.
E tillë është edhe fotoja që kryeministri ka postuar këtë të shtunë. Por veçantia e saj qëndron në faktin se protagonist i fotos është Zaho i vogël.

rama me zahon

Kryeministri Rama sëbashku me bashkëshorten Linda dhe Zaho, gjatë një ecjeje në qytetin e Korçës, ku një ditë më parë, kreu i qeverisë ishte për ndarjen e kartave të anëtarësisë së PS.

Padyshim që kjo foto është vlerësuar dhe pëlqyer nga ndjekësit e Ramës në Facebook, të cilët nuk kanë nguruar të komentojnë. “Uroj që si hapat e Zahos, të jenë edhe hapat e Shqipërisë, të vogla por të sigurta,” shkruan një nga komentuesit.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)