
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një postimi në Twitter për vdekjen e gazetarëve të Fox News, Pierre Zakrzeëski, një shtetas irlandez, dhe Oleksandra Kuvshinova, 24-vjeçare ukrainase tha se ishte mirënjohës për punën e tyre dhe i treguan botës se çfarë po ndodh në Ukrainë.
“Ju jam mirënjohës të gjithë atyre që rrezikojnë jetën e tyre për t’i treguar botës se çfarë po ndodh në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e vazhdueshme të Rusisë, e cila po vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias në Ukrainë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Gati plan 15 pikësh për paqen? Zelensky në Kongresin e SHBA: Po jetojmë '11 shtatorin'! Bombardohet teatri me civilë në Mariupol! Biden: Putin kriminel lufte! Reagon Kremlini: E pafalshme










