Nismës “Mbill një pemë” i është bashkuar edhe 90-vjeçari, ish i përndjekuri politik, Thanas Dhespo, i cili dhuroi dëmshpërblimin e viteve te burgut ne diktaturë për rikonstruktimin e pallatit ku jetonte. Vuajtjet në burgjet e komunizmit i ktheu në forcë dhe humanizëm, duke dhënë shembullin se të jesh qytetar i mirë nuk ka rëndësi mosha dhe as statusi social, por vullneti dhe mirësia për t'i shërbyer qytetit tënd.
Mosha dhe shëndeti nuk ia lejojnë të bëjë realitet shumë dëshira që ka, ndaj për këtë e ndihmon bashkëshortja e tij Nica. I nxitur nga aksioni i Bashkisë Tiranës për mbjelljen e pemëve, kesaj here Thanasi plotësoi edhe dëshirën për të mbjellë dhe ai pemën e vet, si një mënyrë, jo vetëm për të kontribuar për gjelbërimin e qytetit, por edhe si simbol i përjetësimit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shkroi këto fjale ne Twitter:
“Thanas Dhespo - mbi 90 vjeç - dhuroi gjithë dëmshpërblimin e tij si i përndjekur për të rregulluar pallatin ku banonte në ndihmë të komunitetit të Nj.5. Sot, e shoqja, Nica Dhespo, i plotësoi dëshirën që të mbillte një pemë! Dashuria për Tiranën s’njeh moshë”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetin social Twitter.
( Veliaj duke mbjellë pemë me Nica Dhespo )