FOTOT/ Bashkia e Tiranës: Banorët në rrugën 'Myslym Keta', nisin largimin nga pallati i dëmtuar
Banorët mbledhin rrobat dhe nisin largimin nga shtëpia
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka njoftuar se familjet e fundit që kishin mbetur në Pallatin nr.4 në rr. “Myslym Keta”, i cili është shpallur i rrezikshëm nga Instituti i Ndërtimit, kanë nisur sot të largohen, duke i hapur rrugë punës për shembjen e tij.
Të gjitha familjet përfitojnë shtëpi në apartamentet e reja në lagjen “5 Maji”, si dhe trajtohen prej disa muajsh me bonusin e qirasë deri në hyrjen në banesë.
Ndërkaq, 30 familje janë vendosur tashmë në shtëpitë e tyre të reja, ndërsa pjesa e mbetur pritet të sistemohen së shpejti.
Në vitin 2020, pas analizave të kryera nga inxhinierët dhe ekspertët, Inspektoriati Ndërtimor ka dalë në përfundimin se “Pallati 4, rruga ‘Mylsym Keta”, Tiranë duhet të prishet dhe të ndërtohet e re”.
Është pikërisht kjo ekspertizë e Institutit të Ndërtimit i cili vë në lëvizje, sipas ligjit, Bashkinë e Tiranës, që ka për detyrë ta zbatojë atë, duke marrë masat për shembjen e pallatit dhe strehimin e familjeve në apartamente të reja. Në këtë rast, Bashkia e Tiranës ka dhënë zgjidhjen se familjet të strehohen në pallatet e reja të ndërtuara në lagjen “5 Maji”. 30 familje e kanë pranuar këtë zgjidhje dhe jetojnë tashmë në shtëpitë e reja.
Bashkia e Tiranës akuzon Belind Këlliçin, i cili do të jetë kandidati i Berishës përballë Erion Veliajt në garën e 14 majit, se po nxit disa familje të Pallatit nr.4 në rr. Myslym Keta, që të mos e pranojnë zgjidhjen e bashkisë, por të qëndrojnë në pallatin e dëmtuar, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
38.5%
-
Jo
59.1%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 8673
Lajme të tjera
-
Radhë dhe fluks për abone studenti! Bashkia për Report Tv: Do e marrin të gjithë studentët, sportelet do të punojnë me orare të zgjatura
31 Mars, 16:34
-
Fantazia e Këlliçit per transportin publik falas, një faturë prej më shumë se 35 milionë euro në vit
30 Mars, 16:20
-
‘Agjenda 2030’ e miratuar nga OKB/ Shqipëria, pionere e Objektivave të Zhvillimit të Brendshëm, nisma mbështetet dhe nga violinisti i njohur Olen Çezari
29 Mars, 18:51
-
KROS TEYC/ Gara Sportive me nxënës nga gjimnazet e Tiranës
26 Mars, 09:13
-
Tiranë/ Rehabilitohen tre rrugë të tjera në Lagjen Nr.13
24 Mars, 18:17
-
Kolonjë/ Familja Çaushi rrezikon jetën në banesën e prishur nga tërmeti: Jetojmë me makth! Zv.prefekti: Shtëpi të re pas zgjedhjeve vendore
24 Mars, 16:45
-
Tiranë/ Nis puna për rikonstruksionin e rrugës ‘Njazi Meka’
23 Mars, 08:43
-
Tiranë/ Hidhet shorti i dytë publik te '5 Maji', 125 familje të tjera të prekura nga tërmeti marrin çelësat e shtëpive të reja
6 Mars, 18:25
-
PD e Berishës: Bashkia e Durrësit ndan fondet për rindërtimin në prag të zgjedhjeve, po manipulojnë votat
21 Shkurt, 15:55
-
Videomesazhi i javës, Veliaj flet për lëvizshmërinë në Tiranë: Ne nuk i ndajmë njerëzit në të ardhur e vendalinj
19 Shkurt, 14:01
-
Rama publikon pamjet: Disa nga pallatet e reja në Shijak të 127 familjeve që humbën strehën nga tërmeti
19 Shkurt, 11:45
-
Zaloshnja: Erion Veliaj qysh sot afër votave të parvjetshme të PS-së
18 Shkurt, 12:41