FOTOT/ Dalje e rrallë publike e Dua Lipës me të dashurin

FOTOT/ Dalje e rrallë publike e Dua Lipës me të dashurin

Lidhja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, me partnerin e saj 42-vjeçar, u përfol për një kohë të gjatë në mediat rozë për shkak të diferencës relativisht tw madhe l të moshës mes tyre.

Së fundmi, dyshja është fotografuar në momentin kur kanë dalë nga një restorant në Londër.

Së bashku me çiftin, ishte dhe vëllai 17-vjeçar i Dua Lipës, Gjin Lipa.

E veshur me pantallona lëkure ngjyrë të kuqe të ndezur për t’iu përshtatur ngjyrës së re të flokëve, një bluzë të bardhë dhe një pallto të gjatë gri, këngëtarja dukej e buzëqeshur dhe aspak e bezdisur nga prania e kamerave.

Ndërsa, partneri i saj greko-francez po ecte pas saj, me kokën ulur duke u përpjekur të mos fotografohej, pasi mbante një kapele.

Dyshja janë në një lidhje prej disa muajsh dhe duket se janë të lumtur në praninë e njëri–tjetrit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty