Fotot dhe skeda e rrallë, kur Edi
Rama luante basketboll në Shkodë
Të gjithë e dinë që kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, në rininë e tij ka luajtur basketboll. Megjithatë, ka pak foto dhe video të publikuara të asaj periudhe. Nga Shkodra diçka “zbulohet”.
Të gjithë e dinë që kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, në rininë e tij ka luajtur basketboll. Megjithatë, ka pak foto dhe video të publikuara të asaj periudhe. Nga Shkodra diçka “zbulohet”. Veteranë të këtij sporti na kanë servirur një foto të vitit 1986, e bërë para ndeshjes Vllaznia-Dinamo, luajtur në pallatin e vjetër të sportit në Shkodër (sot Katedralja e qytetit). Kryeministri aktual është i pari, nga e majta, lart, dhe mban numrin 11, ndërkohë që lojtarët e tjerë të ekipit dinamovit në këtë takim ishin edhe Arben Dedej (nr.14), Sokol Bellova (nr.4), Fatmir Cuka (nr.9) dhe Ilir Trebicka (ndërtuesi i stadiumit “Loro Boriçi”, aktualisht), me numrin 13.
Ndërkohë, Vllaznia do të luante në atë takim me Sokol Kalajn (nr.10), Avenir Kalajën (nr.12), Astrit Zaganjorin (nr.4), Marin Shestanin (nr.7) dhe Korab Llazanin (nr.5). Gjyqtarë të takimit ishin Sulejman Kazazi dhe Faruk Rizvanolli. Por, nga Shkodra vjen edhe një kujtim tjetër i Edi Ramës, kundërshtar i skuadrës së këtij qyteti në basketboll. Veterani i sportit, Angjelin Deda, ka ruajtur disa blloqe shënimesh të ndeshjeve të ndryshme, në disa lloje sportesh. Eshtë data 29 mars 1987. Vllaznia pret në Shkodër Dinamon dhe mundet prej saj me rezultatin e ngushtë 75-74. Edi Rama është sërish në fushë për ekipin fitues, madje këtë herë ka përkrah edhe ministrin aktual të shëndetësisë, Ilir Beqja.
Në formacionin shkodran, ndërkohë, janë edhe dy prej drejtuesve aktualë të sportit në Shkodër, inspektori i sportit në bashki, Benjamin Idrizi, dhe inspektori i sporteve në klubin shumësportësh “Vllaznia”, Astrit Zaganjori. Me këtë të fundit thuhet se ende ruan raporte shumë të mira.
Kryeministri Rama duket se për Shkodrën ruan respekt të veçantë. Jo më kot, bëri të mundur një investim shumë të madh për të përfunduar stadiumin “Loro Boriçi”. Madje, burime të ndryshme bëjnë të ditur se ai u ka premtuar miqve të tij ish-basketbollistë edhe një pallat sporti të ri, sepse aktuali është thjesht një sallë sportive./Telesport
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39