Të njihesh me aktorin Leonardo Di Caprio është ëndrra e shumë femrave të cilat e pëlqejnë aktorin hollivudian. Por mesa duket një shqiptare ka arritur të krijojë shoqëri me Di Caprion e ndoshta diçka më shumë. Modelja e njohur dhe Miss Kosova Afërdita Dreshaj është fotografuar së bashku me aktorin, në ballkonin e një hoteli në Miami. Ata dukeshin mjaft të afërt së bashku.

di caprio

Ka qenë e përditshmja Daily Mail e cila ka publikuar fotot paparaci që i janë bërë çiftit. Ky lajm menjëherë ka ngjallur reagime në mediat shqiptare, të cilat e kanë publikuar. Në lidhje me këtë fakt modelja dhe këngëtarja kosovare Dreshaj është shprehur se ajo midis saj dhe aktorit Leonardo Di Caprio ka vetëm miqësi dhe asgjë më shumë. Këtë version ka mbajtur edhe i fejuari i saj, Shpat Kasapi, i cili ka publikuar në faqen e tij në Facebook një nga fotot e publikuara të Dreshaj dhe Di Caprio duke shkruar sipër se ishte thjesht një shaka.

di caprio

Më herët këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin në radio të Fatmës dhe Aulonës “Silikon” ku është shprehur: “Leon e kemi mik të përbashkët edhe unë kam pirë kafe me të. Afërdita Dreshaj ka qenë në një grup së bashku me modelen Tika Ivezaj dhe kushdo të ishte ndodhur në vend të saj do ishte fotografuar me Di Carprion pasi është shumë i famshëm,”-ka thënë Kasapi. Më pas ka qenë vetë Afërdita, e cila ka postuar në faqen e saj zyrtare në Twitter një shkrim të “E news” ku shprehej se përpara se të komentonin duhej të lexonin shkrimin.

shpati

Në këtë artikull thuhej se ishte zbuluar kush ishte biondja seksi në ballkonin e Di Caprios, duke iu referuar bukuroshes kosovare. Më pas në të shkruhej se ata nuk ishin në një lidhje së bashku ose të paktën jo për momentin. Gjithashtu “E news” kishte marrë edhe prononcimin e Afërditës ku thuhej se ata ishin vetëm shokë. Megjithatë dyshimet dhe spekulimet në media vijojnë duke aluduar se midis tyre mund të ketë diçka më shumë se shoqëri.

aferdita twitter

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)