Fotot/ Emri: Militanti i PD-së pjesë e protestës para Kuvendit. U ndalua nga forcat e rendit për dhunën e ushtruar

Fotot/ Emri: Militanti i PD-së pjesë e protestës para Kuvendit. U ndalua nga forcat e rendit për dhunën e ushtruar

Fotot që militanti i PD, Alban Ahmetcenaj, i arrestuar për dhunën ndaj policisë publikon në Facebook

Ditën e sotme përballë Kuvendit u zhvillua një protestë nga disa banorë të Astirit, e cila po e përdor paligjshmërinë e ndërtimeve të tyre dhe ata vetë për politikën e saj të ditës.

Por, jo vetëm kaq. PD ka aktivizuar edhe miltantët e saj që të shkojnë në protestë sot, ku u ushtrua dhunë fizike nga protestuesit e ku nga kapsollat humbi 4 gishta efektivja Ina Muka dhe u plagosën 12 policë të tjerë. (Lexo këtu)

Policia ka bërë publike listën e 11 personave të shoqëruar për dhunën ndaj policisë, ku ndër ta bie në sy emri i Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç, i cili po ti hedhësh një sy të shpejtë profilit të tij në Facebook, duket qartë se është militant i flaktë i PD-së dhe shpërndan postimet e të gjithë funksionarëve të saj.

Mesa duket, në protestë kanë qenë vetëm militantë të PD-LSI-se me në krye Klevis Balliun, pasi nuk shpjegohet ndryshe se si ka mundësi që skenarët janë ala PD, me dhunë e gjak.

Më poshtë disa nga fotot e Albanit, ku duket pjesëmarrës në cdo tubim të PD dhe shpërndarës i mesazheve të opozitës në mënyrë të vazhdueshme. Marrë nga Lexo.al

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja