Me kalimin e viteve të drejtat e grave kanë ndryshuar dhe ato janë integruar në shoqëri.

Në fillim ato u lejuan të votonin, më pas të merrnin pjesë në shoqëri dhe në poste qeverisëse.

Në shumë raste ato kanë shfaqur karakteristika burrërore, duke sfiduar brishtësinë që i karakterizon.

Shumë gra janë parë në krye të protestave për barazi gjinore, racore, për klimën, për pushtime tokash e deri kundër ligjeve shtypëse të qeverive.

Këto janë disa nga fotot më të veçanta të grave që kanë marrë pjesë nëpër protesta të ndryshme në të gjithë botën që nga viti 2010.

Ndër fotot shihen gra të Amerikës Latine të cilat këndonin “Një përdhunues në udhën tënde”.

Në Francë dy lesbike puthen para një proteste kundër homoseksualizmit.

Një grua shtatzanë është në mes të gazit lotsjellës, duke protestuar e vënë në rrezik jetën e saj.