Sali Berisha mori sot vulën e Partisë Demokratike, pas vendimit të Apelit, duke i rënë kështu alibia e tij se ekziston një komplot i drejtësisë kundër tij i koordinuar nga amerikanët.
Por ky vendim i Apelit e gjeti ish-kryeministrin në arrest shtëpie për aferën Partizani, ndërsa në 'festë' i është bashkuar edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar në banesën e vjehrrit duke bërë rolin e kameramanit.
Berisha drejtua sot militantëve në një fjalim poshtë ballokonit të shtëpisë. Por ajo çfarë tërhoqi vëmendje ishte entuziasti i dhëndrit Malltezi teksa filmon Berishën nga dritarja në dritare.