Policia italiane ka shkatërruar të martën në mbrëmje në Torino një bandë shqiptarësh, e specializuar për grabitje vilash dhe automjetesh.

Sipas mediave italiane, banda vepronte kryesisht në komunën Canavese dhe grabitjet i kryente natën kur pronarët nuk ndodheshin në banesa.

Katër shqiptar kanë përfunduar në pranga nën akuzën e vjedhjes, grabitjes, dhunimit të pronës, kërcënimit dhe posedimit të paligjshëm të armëve dhe municioneve. Ata akuzohen për rreth 60 vjedhje të kryera në rajonin e Piemontes.

Te arrestuarit jane martin Gjika, Aldo Prenga, Festim Zeneli dhe Edison Cara.
Banda shqiptare