FOTOT/ Ja historitë e disa prej 
viktimave të avionin malajzian

Një ditë pas tronditjes që shkaktoi rrëzimi i Boingut 777 me 298 pasagjerë në bord, mësohet se 80 prej tyre ishin fëmijë. Ndërsa një pjesë e madhe e udhëtarëve ishin shkencëtarë dhe aktivistë të Aids-it, të cilët do të merrnin pjesë në konferencën ndërkombëtare të AIDS që zhvillohet në Melburn nga 20-25 korrik. 

Këto janë fotot e disa prej viktimave të shkaktuara nga rrëzimi i avionit të Malysi Airlines.

avioni malajzian pasagjere
Mo Maslin, 12 vjec, Otis 8 vjec dhe  Evie 10 vjec, të tre fëmijët udhëtonin bashkë me gjyshin Nick Morris 
 
gjyshi avioni malajzian
Nick Norris, gjyshi i tre fëmijëve që humbën jetën

avioni malajzian pasagjere
Glenn Thomas, 49 vjec, punonte në departamentin e komunikimit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë 


avioni malajzian pasagjere
John Alder (i ulur në fund në të djathtë) ishte një fans i Neëcastle, ndodhej në avion për të ndjekur një ndeshje miqësore të skuadrës së tij të zemrës në Zelandën e Re. 

avioni malajzian pasagjere
Liam Sweeney ishte tifoz i Newcastle dhe ndodhej në avion me mikun e tij Alder
 

avioni pasagjer
Elaine Teoh, studente në Melbourne me origjinë nga Malejzia
 
avioni malajzian pasagjere

Albert Rizk, agjent i pasurive të Paluajtshme, nga Viktoria

avioni malajzian pasagjere
Philomene Tiernan, murgeshë, mësuese në një shkollë katolike për vajza në Sidnej
 

pasagjere avioni malajzia
Roger Guard, patolog në pension në Queensland​


avioni malajzian pasagjere
Jill, Gruaja e Roger Guard që gjithashtu humbi jetën në avion

avioni malajzian pasagjere
Joep Lange, pioner i kërkimeve shekncore mbi AID, shkonte në Melbourne ku do të mbahej kongresi ndërkombëtar i AIDS

avioni malajzian pasagjere
Pim de Kuijer, shkenctar mbi kërkimet për HIV, shkonte në Melbourne ku do të mbahej kongresi ndërkombëtar i AIDS
 
avioni malajzian pasagjere
Mesazhi i fundit i postuar nga Pim de Kuijer su Facebook para se të nisje për në Australi
 


Ndëkaq një grua që quhet Izzy Sim dhe këta janë lot gëzimi. Ajo duhet të ishte një ndër pasagjeret e fluturimit Mh17 që u rrëzua në Ukrahinë, por në fakt nuk ka hipur në atë avion pasi nuk kishte më vende. “Nuk kishte më vende dhe mua mu desh të merrja avionin tjetër. Kur dëgjova lajmin fillova të qaja” tregon Izzy Sim, e cila mban në krah fëmijën vetëm disa muajsh. "Jam ende e tronditur dhe ndihem shumë keq. Mendoj se më ëhstë dhënë një mundësi e dytë dhe shpresoj që avioni i dytë të çojë shëndoshe e mirë në shtëëpi ku pres të takoj përsëri familjen time” 

Boeing 777 i cili fluturonte nga Amstredami në Kuala Lumpur duke mbajtur në bord 298 persona, u rrëzua të enjten pasdite në Ukrainë. Shifrat e fundit të dhëna nga Malajzia Airlines tregojnë se avioni mbante të paktën 189 shtetas holandezë, 27 Australianë, 44 malajzezë (duke përfshirë 15 anëtarët e ekuipazhit), 12 indonezianë dhe 9 britanikë.

Udhëtarët e Malysian Airlines 
189 Hollandezë 
44 Malajzianë (përfshirë 15 anëtarë të ekuipazhit)
27 Australianë 
12 Indonezianë 
9 Anglezë 
4 Gjermanë 
4 Belgë 
3 Filipinas 
1 Kanadez 
1 nga Zelanda e Re 
4 të paidentifikuar
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë