TIRANË - Zbardhen fotot e Ilia Karelit alias Kudret Kume, në qelinë ku edhe u vra nga gardianët e burgut të Nigritas në Greqi. Gazeta tovima.gr e emërton burgun e Nigritas si "Abu Graib", (burgu ku torturoheshin të arrestuarit e Al Kaedës).

Për herë të parë, ditën e sotme janë shfaqur imazhe të Karelit i cili shoqërohej nga gardianët e burgut dhe do të dërgohej në qelinë e vdekjes.
 
Këto foto janë shkëputur nga videoja me qark të brendshëm e burgut në datën 27 mars 2014 dhe që është administruar nga ana e prokurorisë së Serresit.

Në këto foto duket edhe drejtori i burgut të Nigritas, i cili është në mesin e gardianëve që shoqërojnë Karelin përpara se ai të dhunohej për vdekje nga 15 prej tyre.
 
Siç tregohet në foto, 42-vjeçari shqiptar ka mbërritur në burg në orën 15:45 minuta të datës 27 mars 2014. Në foto ai duket gjysëm lakuriq dhe në gjendje të keqe shëndetësore.

Ai duket se nuk qëndron në këmbë si pasojë e dhunës që ishte ushtruar ndaj tij dhe në njërin sy duket hematoma e shkaktuar si pasojë e goditjeve të bëra ndaj tij.
 
Këto pamje kanë bërë që prokuroria të zbulojë edhe gardianët përgjegjës për dhunën makabre të ushtruar nga Ilia Karelit duke i sjellë edhe vdekjen.

ilia kareli, foto burgu me logo
(Në foto: Ilia Kareli në korridoret e burgut të Nigritas duke u çuar në qelinë ku u dhunua për vdekje) Foto të tjera
 
ilia kareli, foto burgu me logo
(Në foto: Ilia Kareli në korridoret e burgut të Nigritas duke u çuar në qeli pas dhunimit) Foto të tjera

GJASHTE GARDIANE NE QELI, PAS DESHMIVE PER KARELIN
Ndërkaq mbrëmjen e djeshme në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë në Serrës janë çuar nën masa të rrepta sigurie 6 nga tetë gardianet e burgut që akuzohen për torturat ndaj të burgosurit shqiptar, Ilia Kareli që kanë shkaktuar edhe vdekjen e tij.
 
Pas vendimit unanim te hetueses dhe prokurores ata jane burgosur ,ndersa dy prej tyre jane lene te lire me kusht deri ne zhvillimin e gjyqit.

Në këto kushte përfshihet ndalimi i daljes nga Greqia, paraqitja e detyruar ne rajonin e policisë dhe për njërin prej tyre është dhënë edhe garanci një shume prej 5000 eurosh.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)