FOTOT/ Kush e veshi me jelek antiplumb Sali Berishën...

FOTOT/ Kush e veshi me jelek antiplumb Sali Berishën...

Sali Berisha me antiplumb

Kisha shumë kohë që nuk e shihja në publik, të veshur me jelekun e famshëm antiplumb Sali Berishën!!!! Edhe pse në fakt ai lëviz gjithnjë jashtë Tiranës me eskortë dhe i shoqëruar mirë nga njerez shumë të besuar.

Çfarë rreziku ka ndjerë politikani më i rëndësishëm i Shqipërisë në 28 vitet e fundit?!!! Kush e ka detyruar të veshë jelekun antiplumb edhe kur jep konferenca shtypi në publik para gazetarëve?!!! A kanë dijeni Policia e Shtetit dhe shërbimet sekrete të vendit për këtë rritje të ndjeshme të nivelit të sigurisë nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit?!!! Kush e ka kërcënuar me jetë Berishën?!!!!....

Në fakt Berisha është historikisht shumë i kujdesshëm për veshjen e tij në publik. Ndryshe nga veshja ekstravagante e kryeministrit Rama(me nallane, atlete të bardha etj), Berisha vishet serioz, me kostum, por dhe kur nuk ka veshur kostum gjithnjë ka xhaketë sipër. Ajo që ra në sy në dy vizitat e tij të fundit, në qytetet problematike të Shkodrës dhe Elbasanit, ishte fakti se i është kthyer jelekut të tij antiplumb. Për këtë shkak nuk e patë të veshur me kostum ose xhaketë sipër si zakonisht. 

Që nga vizita e tij në Afganistan, kur ishte kryeministër, nuk e kam para ta veshë në publik jelekun special antiplumb me ngjyrë të errët. 

 

Në foton e parë: Berisha me jelekun special antiplumb me ngjyrë të erret ne Afganistan, sipër tij ka veshur dhe një gjoksore në prill të vitit 2012

 


Ne foton e dytë: Berisha me jelekun antiplumb duke dhënë konferencë shtypi në ambjentet e hotel Rozafa në Shkodër ditën e hënë, më 3 shtator 2018

 


Në foton e tretë: Berisha, veshur me të njejtin jelek antiplumb duke folur para gazetarëve sot paradite në Elbasan, 6 shtator 2018

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TITI: 07/09/2018 10:00

    KA AQ SHUME ARMIQ SA NUK DI NGA TE RUHET POR KA HARRUAR QE KA LEN ZBULUAR SHKELZENIN

    Përgjigju
  • Ilo: 07/09/2018 09:28

    Tano na dole edhe ti si Arturi i leshelise ne kazino

    Përgjigju
  • Xhike: 06/09/2018 21:15

    S bie rrufeja ne hale

    Përgjigju
  • ops: 06/09/2018 17:15

    O Artan shif shoket qe te paguajn borxhet neper kazino dhe pastaj fol

    Përgjigju
  • Babalja: 06/09/2018 17:09

    Nga te mirat qe ka bere, qe ne kohen kur ishte komunist dhe tani si pseudemokrat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen