Altin Allmuça, nga Tirana, është shqiptari i cili dyshohet se vrau me armë zjarri të dashurën 45-vjeçaren Julieta Obzova, po me orgjinë shqiptare dhe më pas vrau veten.

Në media janë publikuar edhe fotot e 48-vjeçarit, i cili në rrjetet sociale më parë duket se pozonte në foto me armë zjarri.

Krimi ndodhi në hyrje të një pallati në rrugën “Megalou Alexandrou”, në Nea Smyrni. Sipas hetimeve paraprake dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, autori i kishte ngritur pritë 45-vjeçares dhe e qëlloi me armë zjarri sapo ajo mbërriti në hyrje të ndërtesës.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret partneren për xhelozi dhe më pas veten! I zuri pritë sapo doli nga pallati, pozonte me armë në rrjetet sociale (FOTOT)