Pas publikimit të fotove ku këngëtarja Nicole Scherzinger shfaqej mjaft e afërt me Chris Brown, piloti i Formulës 1 Lewis Hamilton i ka dhënë fund lidhjes së tyre.

Sipas mediave të huaja çifti ka ndërprerë kontaktet prej tre javësh. “Kur Lewis pa fotot u çmend. Ai para tre javësh i tha Nicolë-s se nuk ishin më së bashku.

Gjithashtu impenjimet e të dyve e pengonin mjaft lidhjen e tyre,”- është shprehur një burim i afërt me çiftin për tabloidin “The Sun”.

Megjithatë bëhet e ditur se këngëtarja, nëpërmjet një komunikate ka mohuar një lidhje të mundshme me Brown.

Sipas komunikatës ajo është afruar pranë këngëtarit, për shkak të zhurmës, pasi nuk mund të dëgjonte çfarë ai thoshte.

(xh.k/shqiptarja.com)