Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, ka deklaruar se as publikimit të kësaj fotoje, asgjë nuk do të ndodhë me ecurinë e hetimeve. “Ju garantoj, që nuk do të ndodhë asgjë. Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet e duhura hetimore lidhur me këtë akt terrorist të rëndë ndaj kryekomisarit. Ky është një veprim moral i tyre, pra dorëheqja nga hetimet pas publikimit të kësaj fotoje, të cilët kanë ndodhur ndoshta rastësisht në atë tavolinë dhe është mëse normale për një qytetar të lire, kur ja kërkojnë një gjë të tillë.
Mendoj, që kjo nuk do të ndikojë aspak lidhur me hetimet, procedurat, standardet e policisë së shtetit. Ne do t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje”, deklaroi Burgaj gjatë intervistës “Live” në A1 Report. I pyetur për emrat e mundshëm në drejtimin e hetimeve të vrasjes së Dritan Lamaj, pas dorëheqjeve të Vocajt e Kuliçajt, ai ka thënë se, “policia e shtetit nuk dobësohet aspak as nga z.Kuliçaj, as nga Vocaj dhe as nga shumë të tjerë. “Kemi me qindra dhe mijëra ekspertë dhe specialistë në policinë e shtetit, të cilët do ta zbardhin plotësisht këtë ngjarje. Do të bëjmë të pamundurën për ta zbardhur përfundimisht këtë ngjarje të rëndë”, theksoi Burgaj, duke shtuar, se “Kuliçaj dhe Vocaj do të vazhdojnë ushtrimin e detyrës për çështje të tjera, ndërsa për këtë çështje do të caktohen persona të tjerë, të cilët po vazhdojnë realisht hetimin në këtë ngjarje”.
Është publikuar një foto ku duket Arben Frroku, i arrestuar nga ju si autori i vrasjes së komisar Dritan Lamajt, teksa drekon apo darkon me zyrtarët më të lartë të Policisë së Shtetit. Si z.Kuliçaj, ashtu edhe z.Vocaj kanë hequr dorë nga hetimi i çështjes. Çfarë ndodh më pas?
Ju garantoj që nuk do të ndodhë asgjë. Policia e Shtetit do të kryejë të gjitha veprimet e duhura hetimore lidhur me këtë akt terrorist të rëndë ndaj kryekomisarit. Ky është një veprim moral i tyre, i drejtuesve të lartë të policisë, të cilët kanë ndodhur ndoshta rastësisht në atë tavolinë dhe është mëse normale për një qytetar të lirë kur ja kërkojnë një gjë të tillë. Mendoj që kjo nuk do të ndikojë aspak lidhur me hetimet, procedurat, standardet e policisë së shtetit. Ne do t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje.
U tha që fotoja është bërë në vitin 2010 ose 2011, kur Arben Frroku ishte thjesht një biznesmen i suksesshëm. Por tani, pas vrasjes së bujshme të Lamajt, a është etike?
Në këndvështrimin tim, në momentet para ngjarjes, nuk lë hije dyshime në ecurinë e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Aktin e drejtuesve të policisë për t’iu shmangur hetimeve për shkak të kësaj fotoje unë e quaj normale. Ne do të vazhdojmë hetimet deri në zbardhjen përfundimtare të plotë të kësaj ngjarjeje dhe të marrim atë qe meritojmë përpara drejtësisë shqiptare.
Po kush do t’i drejtojë hetimet tani që kanë dhënë dorëheqjen z. Kuliçaj dhe z. Vocaj?
Policia e Shtetit nuk dobësohet aspak as nga z.Kuliçaj, as nga Vocaj dhe as nga shumë të tjerë. Kemi me qindra dhe mijëra ekspertë dhe specialistë në policinë e shtetit, të cilët do ta zbardhin plotësisht këtë ngjarje. Do të bëjmë të pamundurën për ta zbardhur përfundimisht këtë ngjarje të rëndë.
Keni emra për emrat që do të zëvendësojnë?
Z. Kuliçaj dhe z.Vocaj do të vazhdojnë ushtrimin e detyrës për çështje të tjera, ndërsa për këtë çështje do të caktohen persona të tjerë të cilët po vazhdojnë realisht hetimin në këtë ngjarje.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com