FOTOT/ Porti më i ri turistik në Vlorë merr formë, ja si do të duket pas 4 vitesh

FOTOT/ Porti më i ri turistik në Vlorë merr formë, ja si do të duket pas 4 vitesh

Projekti për Portin Turistik të Vlorës

Prej disa kohësh po punohet për modernizimin e turizmit në rivierën tonë dhe Vlora është epiqendra e projekteve. Porti ekzistues industrial në qytet do zhvendoset për t’u zëvendësuar nga një port i ri vetëm për qëllime turistike.

Porti i ri turistik do të realizohet nga një “joint venture” e përbërë nga kompanitë Marina di Valona sh.p.k., Brunes sh.p.k., Ndregjoni sh.p.k., dhe “Marina Projects”. Vlera e përgjithshme e investimit do të jetë 2,8 miliardë lekë, e kryer brenda 3-4 viteve, dhe të ardhurat parashikohen në rreth 4,3 milionë euro në vit.

Marina Vlorë do të jetë emri i portit turistik, i cili do të fillojë punimet së shpejti dhe do të kontributojë gjatë të gjitha fazave të tij në ekonominë lokale dhe më gjerë. Vlora bën pjesë tek qytetet bregdetare të rajonit pa infrastrukturën e duhur detare për të pritur turizëm elitar, në një kohë që porti i ri turistik do të ketë kapacitet për rreth 500 mjete lundruese të tipit jahte, megajahte apo anije turistike. Për më tepër, Marina Vlorë do të ofrojë edhe shërbimet mbështetëse për këtë lloj flote, si furnizimin me karburant, energji dhe ujë, duke e çuar vlerën totale për komunitetin në 20 milionë euro ne vit.

Marina Vlorë është nga investimet më të rëndësishme edhe për publikun e gjerë, duke marrë parasysh mundësitë e punësimit që do të krijojë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abc: 16/11/2021 14:06

    Vlora meriton nje port turistik per se mbari dhe jo kete oborr te pallateve te Brunesit e te Ndregjonit e te miqve te tyre. Pyetje: Pse nuk publikoni pyllin me pallate qe do ndertoni ne 50000 m2 te Portit qe po ju dhurohet? Ku do te lidhen Krocierat turistike qe vijne çdo vit ne Vlore? Ku do te parkohen mijra turiste qe aty lene mjet dhe imbarkohen per xhiro turistike ne Gjirin e Vlores? Pse i nxoret jashte perdorimit pilotat 25 metroshe me te cilat u ndertua 500 ml bankine? Pse e nxoret jashte pune pa u inaugurur Terminalin? A jane pyetur grupet e interesit? Ne fund: Ç'eshte gjithe ky nxitim?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë/ Makina përplas këmbësorin, ende nuk dihet gjendja shëndetësore

Aksident në Korçë/ Makina përplas këmbësorin, ende nuk dihet gjendja shëndetësore