Fotot që s’u publikuan kurrë, kur Byroja Politike dhe gjithë udhëheqja e lartë komuniste mori pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake

Fotot që s’u publikuan kurrë, kur Byroja Politike dhe gjithë udhëheqja e lartë komuniste mori pjesë në stërvitjen e madhe ushtarake

Memorie.al publikon tre foto të panjohura të periudhës së fillimit të viteve ’70-të, me imazhe që janë fiksuar në celuloid pas përfundimit të një stërvitjeje të madhe ushtarake, të cilat filluan të zhvilloheshim dendur që nga fundi i vitit 1968, pak muaj pasi Bashkimi Sovjetik i asaj kohe, kreu agresionin ushtarak, duke pushtuar Çekosllavakinë. Siç shihet dhe nga fotot në fjalë që janë të një cilësie të lartë, aty duken qartë pjesa më e madhe e udhëheqjes komuniste të asaj kohe, duke filluar nga anëtarët e Byrosë Politike, Këshillit të Ministrave, dhe disa nga hierarkët më të lartë komunistë të kohës, anëtarë të Komitetit Qëndror të PPSH-së, e deri tek drejtuesit kryesorë të organeve të Drejtësisë, (apo siç njiheshin ndryshe në atë kohë, si organet e ‘Diktaturës së Proletariatit’), si Sigurimi i Shtetit, Prokuroria e Përgjithëshme, Gjykata e Lartë, Hetuesia etj.

Në këtë stërvitje ushtarake që i mendohet se i përket dhjetorit të vitit 1972, apo janarit të vitit 1973 dhe zhvilluar në zonën e Biz Martaneshit përveç katër figurave kryesore të Byrosë Politike, (Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Kadri Hazbiut, dhe Ramiz Alisë), kanë pozuar afro 100 eksponentë të lartë të regjimit komunist shqiptar të asaj kohe, duke filluar që nga kryeministri, ministra, dhe zv ministra, sekretarë të të Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretarë të Komiteteve të Partive të rretheve të ndryshme të vëndit, ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe asaj të Brëndshme, drejtues të organeve të Drejtësisë, etj.

Në qëndër të fotove, duket qartë kryeministri Mehmet Shehu, (në qëndër të grupit) dhe në të dy krahët e tij vijnë: Beqir Balluku, Haki Toska, Adil Çarçani, Hito Çako, Sulejman Baholli, Aranit Çela, Petrit Dume, Kiço Ngjela, Koço Theodhosi, Mihallaq Ziçishti, Llambi Ziçishti, Pirro Dodbiba, Bato Karafili, Myqerem Fuga, Xhafer Spahiu, Dhori Panariti, Spiro Koleka, Rita Marko, Abdyl Këllezi, Nesti Nase, Shefqet Peçi, Manush Myftiu, Rrahman Përllaku, Rrahman Hanku, Aleks Verli, Milo Qirko, Rebani Shehu, Andon Sheti, Spiro Shalësi, Ernest Jakova, Shefqet Musaraj, etj. Këto foto nuk u bënë kurrë publike në atë kohë dhe përveç veshjeve (xhupat, çizmet, kokoret, palltot, etj.) që asokohe disponoheshin vetëm nga udhëheqja e lartë komuniste dhe për ushtarakët e niveleve më të ulta ishin “mollë e ndaluar”, një nga arsyet kryesore mendohet se ka qenë edhe vëndi i stërvitjes, i cili ishte dhe mbahej “Tepër sekret, i një rëndësie të veçantë” dhe arsyeja tjetër ishte, sepse shumica e pjesëmarrësve në këto foto, në vitet e mëvonshme, do të goditeshin, apo dhe do të eliminoheshin fizikisht, nga vetë regjimi komunist.

Memorie.al

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës