Protesta kombëtare që u zhvillua dje në kryeqytet u finalizua me dhunë më të egër se ajo e 2 korrikut para Kuvendit, dhe në dukje e mirëmenduar. Pas gati 2 orësh fjalime, qytetarët marshuan në kryeqytet, por situata u tensionua te komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza”, aty ku mbahen 21 protestuesit e arrestuar.
Rreth orës 23:45 ishte një grup qytetarësh, disa prej të cilëve të maskuar, që me gurë e shkopinj sulmuan komisariatin duke thyer xhamat.
Nuk duket rastësore fakti që të njëjtat maska të vëna nga dhunuesit e ambienteve të rajonit të policsë, u panë të vendosura nga qytetarë edhe gjatë protestës që u mbajt para Kryeministrisë.
Lajmi kryesor:
Sulmohet komisariati numër 3, protestuesit e maskuar thyejnë xhamat me shkopinj, shqyejnë edhe derën! Policia kundërpërgjigjet me ujë (VIDEO)











