Protesta kombëtare nuk u mbyll pa akte dhune. Pas gati 2 orësh fjalime, qytetarët marshuan në kryeqytet, por situata u tensionua te komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza”, aty ku mbahen 21 protestuesit e arrestuar.

Rreth orës 23:45 ishte një grup qytetarësh, disa prej të cilëve të maskuar, që me gurë e shkopinj sulmuan komisariatin duke thyer xhamat.

Madje ata arritën të shqyejnë edhe derën dhe disa depërtuan brenda dhomës së pritjes, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv.

1783203808_protestatkunderqeverise.jpg

Protestues i maskuar mes turmës te komisariati numër 3

Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm, duke krijuar një kordon sigurie në të gjithë perimetrin e komisariatit. Po ashtu, u përdor edhe ujë për të shpërndarë protestuesit.

Por, ata nuk u tërhoqën. Një grup u ulën në tokë përballë kordonit të policisë me thirrjet “lironi çunat”, “polici e krimit”, “nuk kemi frikë”. Mes protestuesve pati edhe një moment debati. Një prej tyre bëri thirrje me megafon që të largohen dhe të rinisin marshimin, pasi nuk janë për akte dhune, ndërsa të tjerë ju përgjigjën “jo, jo”.

21 protestuesit e arrestuar do të dalin të dielën në orën 09:00 para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Ndërsa protestuesit kanë lajmëruar se do të mblidhen sërish në protestë para gjykatës ndërsa zhvillohet seanca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:37
VIDEO/ Ja momenti kur protestuesit e maskuar sulmojnë me shkopinj komisariatin numër 3

Ky është momenti kur protestuesit e maskuar sulmojnë me shkopinj komisariatin numër 3 në Tiranë. Ata kanë thyer xhamat dhe kanë shqyer derën.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 3 Korrik, 10:41

    Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?