Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka zgjedhur që ta festojë në atdhe ditëlindjen e 33-të të saj. Rita bashkë me bashkëshortin e saj Taika Waititi dhe familjen kanë mbërritur dje në Kosovë.
Këngëtarja dhe regjisori i njohur janë pritur sot nga kryeministri Albin Kurti, i cili kishte përgatitur edhe një surprizë për yllin e popit. Kurti surprizoi Ritën me një buqetë me lule dhe një tortë me mbishkrimin “Urime Rita”. Kurti ka paralajmëruar edhe projekte të tjera me Ritën.
"Diskutim për art, kulturë dhe film, për çfarë është bërë, për çka mund të bëjmë bashkë, me Rita Orën që festonte ditëlindjen, e rrethuar me njerëz krenar për të arriturat e saj", shkruan Kurti.
Kjo është vizita e parë për regjisorin në Kosovë, ndërsa dha përshtypjet e para për vendlindjen e gruas së tij dhe mesa tregon i paska pëlqyer shumë.
“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë,”-kështu u shpreh partneri i Rita Orës, Taika Waititi për vizitën e tij në Kosovë.
1/7
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
68.6%
-
Jo
24.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2656
Lajme të tjera
-
Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE
8 Maj, 12:36
-
Mero Baze: Përse i duhet i 'shkarkuar' Gabriel Escobari, Albin Kurtit?
6 Maj, 21:13
-
Kurti kërkon që normalizimi i raporteve me Serbinë të mos përzihet me KiE-në
6 Maj, 20:05
-
‘BE sanksionoi Prishtinën për shkak të sjelljes së Kurtit’/ Eksperti në Report Tv: Serbia pret fitoren e Rusisë në Ukrainë për të aneksuar veriun e Kosovës
2 Maj, 21:44
-
Kurti: Kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese
2 Maj, 14:18
-
Rama thumbon Kurtin? Ndërhyrjet në Maqedoni synojnë destabilizim! Lufta për pushtet dobëson dhe përçan faktorin politik shqiptar
2 Maj, 14:04
-
Kurti bisedë telefonike me kancelarin gjerman, kërkon mbështeje për anëtarësimin në KiE
29 Prill, 14:03
-
Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV
26 Prill, 19:11
-
Mero Baze: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për tu faktorizuar Albini
25 Prill, 21:03
-
Rritet presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit
25 Prill, 15:58
-
Mero Baze: Kukullat e Vuçiçit, Kukullat e Albinit dhe Shqipërim Arifi
22 Prill, 11:07
-
Shqipërim Arifi për Report Tv: Shkarkimi im si kryetar i Luginës së Preshevës u bë nga Vuçiç në bashkëpunim me Kurtin
21 Prill, 11:44