Fotot/ Shkollat më të bukura e më 
 origjinale në botë për të studiua

Fotot/ Shkollat më të bukura e më <br /> origjinale në botë për të studiua
Muaji shtator simbolizon nisjen e shkollës dhe hapin tepër të rëndësishëm për shumë fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës: rënia e ziles, njohja me mësuesen kujdestare, klasa me bankat dhe tabelën ku nxënësit kalojnë orë të tëra mësimi. Shpesh shkollat shihen si të ‘mërzitshme’ apo pa ngjyra, por nëpër botë ekzistojnë arkitektura të pabesueshme që Huffington Post Francë ka vendosur t’i ndajë me të gjithë.

shkolle

Albert Einstein, ndoshta njeriu më inteligjent që ka ekzistuar ndonjëherë, thoshte se ‘Logjika do të të çojë nga A tek B, por imagjinata do të të çojë kudo’. Duke patur këtë gjë parasysh, natyrisht fantazia e fëmijëve duhet të ushqehet me sa më shumë kreativitet. Prej vitesh institucionet arsimore shtetërore kanë lënë një shije të vakët me ngjyrat e saj gri dhe korridoret shpesh të errëta, ndaj arkitektë të ndryshëm nga e gjithë bota kanë menduar të sigurojnë ambiente sa më kreative për të stimuluar dhe përmisuar produktivitetin e çdo studenti. Ambientet e mëposhtme variojnë nga kopshte dhe çerdhe për fëmijë, deri në lice e universitete, me ndërtesa të hapura, transparente dhe të përshtatura me nevojat dhe mënyrat koherente të edukimit dhe mësimit.

shkolle

1. Në këtë foto paraqitet një çerdhe/kopësht në Lubiana, në Slloveni, e karakterizuar nga dritare të mëdha me panele druri të ngjyrosura. Një ambient i ndriçuar dhe mikpritës i projektuar nga studio arkitekturore Jure Kotnik. Në vitet ’80 shkollat fillore në Slloveni ishin pothuajse të gjitha njësoj, ndërsa Kekec është një strukturë e thjeshtë, me ngjyra dhe kreative për fëmijët.

2. Gjimnazi Orestad në Kopenhagen, Danimarkë, është projetuar nga studio e arkitekturës 3XN. Shkolla, një ambient për nxënësit e moshës nga 16-19 vjeç, vendoset në një zonë të tre mes Kopenhagenit dhe aeroportit, e ndërtuar që prej viteve të para të 2000-it. Qëllimi i saj ishte zhvillimi dhe trajnimi kulturor i nxënësve duke u krijuar ambiente sa më komode. Ndërtesa është katër katëshe dhe filozofia e këtij modeli edukativ u krijua nga vetë bashkia e Kopenhagenit. Struktura gjigande ka një kapacitet prej 715 studentësh, por aktualisht mirëpret çdo vit rreth 1115 adoleshentë.

shkolle


3. Shkolla e mesme La Marcel Sembat, në Sotteville-les-Rouen, në Francë është një strukturë e vendosur në një zonë periferike në veri të Francës. Instituti teknik ku mësohet mbi mekanikën, është një shembull i rikualifikimit ambiental që ka përfshirë mbrojtjen e ambientit dhe ndërhyrjeve urbanistike pasi ndërtesa është e karakterizuar nga ‘valë’ gjelbërimi me pemë dhe bimë, si dhe panele të mëdha diellore me xham.

4. Çerdhja Leimondo, në Nagaham, Japoni është vepër e studios arkitekturore Archivision Hirotani. Çdo pjesë e saj është e konceptuar për të depërtuar dritën e për të reflektuar në një lojë pasqyrash transparente. Fëmijët ftohen të studiojnë ndryshimet e dritës përgjatë vitit.

5. Shkolla fillore Chromatic Play, Maiorca, Spanjë, e dizenjuar nga arkitektët e studios Juana Canet, kjo ndërtesë është në të vërtetë një bashkim sallash me ndërtesën ku bëhet mësim, e realizuar me një sistem drite natyral e ventilim të arritura nëpërmjet një fasade dritaresh të ndriçohen nga çatia, duke e përdorur këtë ambient si hapësirë për të luajtur fëmijët.
 
6. Kopështi Timayui, Santa Marta, Kolumbi. I pagëzuar si ‘Kopështi Social’ kjo ndërtesë është një arkitekturë e dedikuar fëmijërisë, realizuar nga Giancarlo Mazzanti, me gjashtë ndërtesa në formë piramidale të kompozuara dhe të lidhura në tre pika. Kjo ndërtesë është projektuar për t’u përshtatur me ndryshime të vazhdueshme e zgjerime me kalimin e kohës, duke shtuar dhe larmishmërinë e perdorimit të saj. Në këtë strukturë kujdesen për fëmijët e periferive dhe për ata që kanë nevojë për përkujdesjepër shkak të dhunës në zonat rurale të Kolumbisë.

7. Kopështi Wolfartsweier, Karsruhe, Gjermani është një çerdhe në formen e një maceje. Një projekt i krijuar nga arkitekti Tomi Underer dhe Ayla Suzan Yondel me qëllim për të dhuruar një eksperiencë vërtetë të veçantë e të lumtur për fëmijët. Në gojën e maces është hyrja e ndërtesës ndërsa rrotull saj janë klasat, menza, hapësira për lojë, gardaroba dhe biblioteka për të lexuar. Në katin e sipërm, një sallë e madhe lojërash nga ku mund të shihet jashtë nëpërmjet syve të maces.

shkolle
 
8. Qendra edukative Antas di Porto, në Portugali është një kopësht dhe shkollë fillore e gjitha jeshile në një ambient mjaft të urbanizuar. Projekti është krijuar nga studioja Ava Architects.

9. Liceu Qëndror, Los Angeles, e projektuar nga Coop Himmelblau dallohet për formën e saj të guximshme dhe për bibliotekën kon, për dritaret gjigande si dhe për amfiteatrin me 950 vende.

10. Liceu Rafael Arozarena, La Orotave, Spanjë, është konceptuar për të integruar në mënyrë harmonike me hapësirat përreth, të zëvendësuar me hapësira agrikulturore.

Marrë nga ATSH

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara