SHKODËR - E njohur tashmë për vlerat e saj të padiskutueshme, ku përmes fotove të saj artistike dhe të traditës merr jetë një histori qindravjeçare, Fototeka Kombëtare "Marubi", duket se në këtë sezon turistik është vënë në fokus të grupeve të shumta turistike.
Pa lënë mënjanë nacionalitet e tjera, gjeografia e të cilëve sa vjen e shtohet, për drejtorin e këtij institucioni, Luçjan Bedeni, grupet turistike italiane janë ato që përbëjnë numrin më të madh që parapëlqejnë të vitojnë Fototeken "Marubi".
I tillë ishte edhe ai që ne patëm rastin të ndeshnim ditën e mërkurë, gjatë një vizite që po bënte në mjediset e Fototekës. Në krye të tyre ishte, Benko Gjata, një shqiptar që jeton prej vitesh në shtetin fqinj, shumë aktiv në jetën komunitare, ku dhe me të drejtë bashkëatdhetarët e tij shqiptarë në emigracion e kanë zgjedhur kryetar të Qendrës së Kulturës Shqiptare në Itali.
Duke folur për ATSH-në, Gjata bëri të ditur se qendra që ai përfaqëson, krahas aktiviteteve të shumta kulturore artistike që organizon me komunitetin shqiptar në Itali, ka marrë përsipër që Shqipërinë e bukur turistike ta promovojë tek miqtë e tyre italianë. Dhe, puna e tyre, duhet thënë se e ka dhënë jo pak efektin e duhur, pasi grupet turistike që kjo qendër përcjell çdo vit në drejtim të Shqipërisë janë të panumërta.
"Grupi i turistëve që shoqërojmë sot vjen nga veriu i Italisë, nga Torino, Milano, Venecia. Interesimi i turistëve italianë për Shqipërinë është përherë në rritje. Nga të dhënat që kemi, janë dhjetra e mijëra italianë që sot vizitojnë vendin tonë, dhe numri i tyre shtohet vazhdimisht. Ka interesim të madh mbi të gjitha për trashëgimninë kulturore shqiptare. Natyrisht, edhe për bregdetin kuptohet, pasi jemi edhe në sezonin veror", thotë Benko, ndërkohë që duke u ndalur tek Shkodra, ai thotë se guidën në këtë qytet e filluan nga kalaja "Rozafa".
Sipas tij, gjatë vizitës në mjediset historike të Kalasë Rozafa, një pikë shumë tërheqëse për turistët, u ndesh edhe me disa grupe të tjera turistësh, gjë që është një shenjë shumë pozitive për zhvillimin e turizmit në vendin tonë, përfshirë këtu edhe Shkodrën me resurse mjaft të spikatura, që do të shndërrohet gjithmonë e më tepër në një nga kolonat e zhvillimit ekonomik dhe social të territorit.
Në lidhje me interesimin e turistëve italianë për Shqipërinë dhe konkretisht për Shkodrën, Gjata shton se për grupet turistike që vijnë nga Italia, ka një interesim të madh bazuar në lidhjet e veçanta dhe të hershme që ka mbi të gjitha qyteti i Shkodrës me Italinë. "Kujtojmë këtu periudhën e bashkëpunimit me Venedikun, praninë si forcë e madhe të bashkësive të ndryshme fetare katolike në Shkodër, dhe natyrisht edhe emigracionin masiv të qytetarëve shkodranë drejt Italisë, që janë stabilizuar tashmë në vendin fqinjë", shton Gjata.
Në vijim, Gjata shton se ndonëse më saktësisht, për shifrat e frekuentimit, kompetente është Ministria e Turizmit, në bazë të perceptimit të tyre si operatorë, rritja dhe interesimi, nga viti në vit është përherë dhe shumë më i madhë.
Krahasuar me një vit më parë, Gjata thotë se ka një rritje të ndjeshme të shifrës së turistëve italianë që vizitojnë sidomos Shkodrën, dhe kjo sipas tij, ka ardhur edhe për atë se në këtë sezon turistik konstatohen përmirësime të ndjeshme, ku më së shumti janë në akset kryesore rrugore. "Natyrisht, vendi ka nevojë për përmirësime të mëtejshme, por e rëndësishme është që jemi futur në rrugën e përmirësimit", shprehet Gjata, i cili në cilësinë e kryetarit të Qendrës së Kulturës Shqiptare në Itali, premton se së bashku me kolegët e tij të qëndrës që përfaqëson, do të vijojë të punojë edhe më tepër në promovimin e vlerave të Shqipërisë në mënyrë që turistët italianë të jenë edhe më të shumtë në të ardhmen.
Opinione turistësh italianë
I përbërë nga mosha dhe profesione të ndryshme, grupi në fjalë i turistëve italianë që vizitoi sot Fototekën Kombëtare "Marubi" në qytetin e Shkodrës, dallohej qartë për interesin e madh që tregonin për çdo fotografi që cicëroni i institucionit sqaronte për to.
Luca Bisheli, një person rreth të 50-ave, që vinte për herë të parë në Shqipëri, thotë se ka mbetur tejet i befasuar nga ajo që ka arritur të shikojë në këtë pak kohë që ka pasur në dispozicion. "Kam parë pak në këto 24 orë, por qyteti është shumë i bukur. Kam një përshtypje të mirë. Kisha dëgjuar për Shqipërinë dhe vendosa të bëj këtë udhëtim. Kisha dëgjuar më parë për Shqipërinë, kisha lexuar, parë filma, por kurrë nuk kisha qënë. Në vitin 1990, kam parë një film të Giani Amelios për Shqipërinë dhe mund të them që kjo që po shoh është një vend krejt tjetër. Dalloj shumë ndryshime, dhe këtë do t'ua rekomandoj miqve të mi, ashtu siç ma rekomanduan mua më parë", shprehet ai duke garantuar se shumë shpejt do të jetë sërishmi në qytetin verior, por këtë radhë i shoqëruar edhe me miqë të tij të shumtë në numër.Ndërsa për Luciana Damiano, nga Torino, me profesion arsimtare, ajo që spikat që në fjalët e para të prononcimit të saj është pengu që nuk kishte pasur mundësinë të vinte më përpara në këtë vend, që sipas saj, është mjaft interesant dhe i këndshëm për ta vizituar.
"Një vend interesant, dhe fatkeqësisht para se të nisja këtë udhëtim dija pak për vendin tuaj. Kemi një operator që po na mëson gjithçka dhe për këtë e falënderojmë, Benkon, sepse gjithmonë kam vizituar vendet e tjera dhe këtu nuk kisha ardhur kurrë. Tani që po e mendoj, them me vete pse kam qëndruar kaq gjatë pa ardhur në Shqipëri, në këtë vend tërheqës. Më parë nuk dija për lidhjet e Shkodrës dhe Italisë dhe mund të them tani që po i mësoj, më emocionojnë më shumë këto lidhje të forta. Nuk e di nëse do t'i lënë ndonjëherë këto foto të vijnë në Itali. Po të isha unë këtu një drejtuese, këto foto do t'i sillja në Torino, pasi do të kishin sukses të padiskutueshëm. Janë foto fantastike, dëshmojnë histori dhe vlera", shprehet ajo.
Një tjetër pjesëtare e grupit, Luçia Barbore, nga Venecia, me profesion mjeke, shprehet se "në Shkodër sapo kemi ardhur por dua të flas për përshtypjet e para në Shqipëri. Më pëlqen shumë këtu, aq më teper vendet që ndodhen afër Italisë. Është një vend që realisht e mendoja më të thatë, por në të vertetë është shumë i gjelbërt. Ka një larmi tërheqjesh turistike. Arkitektura, njerëzit dhe mikëpritja juaj janë vërtetë impresionuese. Do të kthehem sërish në vendin tuaj dhe do t'i bëj reklamë tek miqtë e mi në Itali."/ATSH/
/Shqiptarja.com