Diten e sotme ne Faklutetin e Shkencave Sociale, kreu i opozites kosovare zhvilloi nje takim me disa pedagoge prane PD-se (disa marksiste), dhe disa studente, pasi u bojkotua masivisht nga pjesa tjeter e studenteve. Por, ajo që ra në sy përtej faktit që Kurti u bë palë me Kryemadhin e Bashen duke tentuar te rrembeje protesten e studenteve per te bere politike me te, eshte edhe fakti tjeter qe ka te beje me perandorite qe jane krijuar ne Universitetet tona, ku disa individe jane familjarisht pjese e stafit akademik, fale mbeshtetjes se njeri-tjetrit.

Sot ne takimin e zhvilluar ne Fakultetin e Shkencave Sociale, gruaja qe eshte ne krah te Kurtit, eshte Livia Nano Ceka (e qarkuar me te kuqe poshte ne foto), pedagoge ne kete fakultet ku burri i saj  eshte Zv. Dekan dhe quhet Blendi Ceka. Sipas informacioneve te besueshme prane ketij fakulteti, Blendi Ceka eshte i ftuar i Vetvendosjes! shpesh per leksione te aktivisteve ne Kosove.

Por, nuk mbaron me kaq. E shoqja, Livia Nano Ceka, sipas burimeve nga FSHS u bë pedagoge e brendshme në këtë fakultet në vend të të atit Virxhil Nano, sapo ai doli në pension. E për të çuar nepotizmin deri në fund, Livia u emërua pedagoge e brendshme nga ish-Dekani Theodhori Karaj, i cili është bashkë me të bijën (Stela Karaj) pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Me rreth të kuq Livia Nano Ceka, bashkëshortja e pedagogut të Shkencave Sociale, Blendi Ceka

Thene te gjitha keto, eshte e lehte te kuptosh pse disa pedagoge jane ne greve. Ata jane mbreter ne fakultete, ku me nepotizma dhe ne konflikt interesi, jane bere familjasht pjese e stafit akademik. Ata neser mund te perballen me VKM anti-plagjature, ndaj po mbrojne njeri tjetrin duke bllokuar mesimin./lexo.al/