FOTOT/ Aksident tragjik në Greqi, autobusi me turistë me targa serbe përplaset me një makinë, 4 viktima dhe 53 të plagosur
Foto nga aksidenti në Greqi
GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Greqi, ku një autobus me turistë është me një makinë dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 53 të tjerë janë plagosur.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 07:00 me orën lokale, në autostradën Athinë – Evzona, në komunën Paionia Kilkis. Një autobus dykatësh me targa serbe është përplasur kokë më kokë me një veturë me katër pasagjerë. Tre pasagjerët e makinës kanë ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes dhe i katërti mbeti i plagosur rëndë, por ndërroi jetë në spital. Bëhet fjalë për katër meshkuj nga mosha 68 deri në 73 vjeç, nga të cilët tre grekë dhe një shtetas rus. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë.
Menjëherë pas përplasjes së autobusit me mjetin, një tjetër makinë ka përplasur mjetin, por dy pasagjerët, një grua dhe një fëmijë, nuk kanë mbetur të lënduar. Mediat greke kanë publikuar foto nga aksidenti rëndë, ku shihet se makina ka pësuar dëme të shumta dhe është bërë copash, ndërsa autobusi me 81 turistë ka përfunduar në kanal 2.5 metra të thellë në afërsi të rrugës, pa ujë.
53 personat që kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me autoambulancë në spitalet e Kilkisit dhe Selanikut. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrfikësja me 18 zjarrfikës dhe 6 automjete. Në operacion morën pjesë 12 autoambulanca dhe 3 Njësi Mjekësore Lëvizëse.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia në grevë të përgjithshme, punonjësit protestojnë për presionin e kostove të jetesës
20 Nëntor, 19:53
-
Paralizohet Greqia, sot grevë 24 orëshe në sektorin publik dhe privat
20 Nëntor, 08:21
-
E zuri korenti duke vjelë ullinjtë, humb jetën 48-vjeçari shqiptar në Korfuz
18 Nëntor, 18:34
-
‘Po flirton me Erdoganin dhe Ramën’, Mitsotakis përjashton nga partia Demokracia e Re ish-kryeministrin Samaras
16 Nëntor, 16:49
-
Greqi/ Në kërkim për vjedhjen e 7 banesave, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar
13 Nëntor, 17:10
-
VIDEO/ Aksident i rëndë në Athinë, përplasen 2 motorë, vdes 18 vjeçari shqiptar, shpëton adoleshenti grek
12 Nëntor, 18:17
-
Trump bisedë telefonike me kryeministrin grek Mitsotakis! Qeveria greke: Në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve
12 Nëntor, 12:53
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
Rama ndan video nga takimi me shqiptarët në Selanik: Frymëzim kuqezi
4 Nëntor, 08:50
-
Greqi/ Tërmet me magnitudë 5.3 në Selanik, ja ku ishte epiqendra
3 Nëntor, 18:29
-
Rama i quajti forcat e reja politike nga Selaniku si ‘maska e Sudes’, Kulluri: Të trajnohet si ‘roje arash koperative’, ja fshinë dardhat shokët e s’mbeti gjë për njerëzit
3 Nëntor, 14:51
-
Spahiu: Rama, kryeministri i parë në 80 vite që tubohet me diasporën në çdo qytet të BE dhe SHBA! E turpshme që opozita mbajti krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve shqiptarë
3 Nëntor, 12:36