Foto+Video/ Brenda shtëpisë së shqiptarëve të arrestuar në Athinë, misteri i bojës së zezë kudo

Foto+Video/ Brenda shtëpisë së shqiptarëve të arrestuar në Athinë, misteri i bojës së zezë kudo

Kuzhina e apartamentit ku u arrestuanshqiptaret, e lyer me të zezë

Në këtë apartament në lagjen Nea Filadelfia të Athinës u arrestuan të premten nga forcat speciale greke dy shqiptarët të cilët ishin arratisur të mërkurën nga porti i Pireut.

Të dënuarit kishin një pistoletë me vete, megjithatë ata nuk reaguan kur forcat speciale iu shfaqën përballë.

Një informacion i të premtes pasdite informoi policinë për adresën e apartamentit ku fshiheshin të arratisurit, të cilët më pas u transferuan në një komisariat të Athinës.  

Nga pamjet që mund të shihni në foto, apartamente i shqiptarëve duket në gjendje të mjerueshme.

Nuk kuptohet ende qartë se përse ata apo dikush tjetër kishte lyer me të zezë, që mund të jetë bojë, qymyr ose graso. Të gjitha mobiljet në kuzhinë, muret dhe dritaret janë të ngjyera me te zezë. Gjithashtu edhe në banjo vërehet kjo bojë.

Ndërkohë edhe në dhomën e gjumit, që nga shtrati, sirtarët dhe çdo gjë tjetër është një kaos i vërtetë.

CNN-i grek raportoi se apartamenti ishte marrë me qira nga një person i tretë disa kohë më parë, por nuk dihet se si kanë shkuar deri atje dy shqiptarët Xhuliano Halili dhe Alfons Doçi, pasi u arratisën të mërkurën nga porti i Pireut.

Halili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije, ndërsa Doçi me 25 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • reni: 13/05/2018 17:49

    eshte karbon i cili perdoret nga hetuesit per te nxjerre shenjat e gishtave besoj kerkojne dike tjeter pasi kane lyer tere shtepine per te nxjerre prova dhe shenja gishti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?