Video/ Ja momenti kur dy shqiptarët e arratisur nga porti i Pireut arrestohen nga forcat speciale greke

Video/ Ja momenti kur dy shqiptarët e arratisur nga porti i Pireut arrestohen nga forcat speciale greke

Shtepia ku u arrestuan dy shqiptaret

Ky është momenti kur forcat speciale greke zbulojnë apartamentin ku qëndronin të fshehur dy shqiptarët Xhuliano Halili dhe Alfons Doçi të arratisur nga porti i Pireut, mësyjnë dhe arrestojnë dy personat më kërkim të cilët ia kishin mbathur të mërkurën, sikurse ka bërë të ditur CNN grek nëpërmjet pamjeve me video të mëposhtme.  

Sikurse shihet në videon e bërë nga një banor i zonës, aksioni ishte i koordinuar dhe forcat speciale pasi i lokalizuan të arratisurit, i kyçën të gjitha apartamentet e tjera të ndërtesës, për të mos lënë asnjë shteg të mundshëm që ata të ikin sërish.

Pasi ranë në pranga, shqiptarëve iu zbulua edhe një pistoletë.

Apartamenti, i cili ishte marrë me qira nga një person i tretë disa muaj më parë, ishte në kushte të mjerueshme, ndërkohë që nuk dihet ende se si mundën dy të arratisurit që të shkonin deri atje.

Të mërkurën, katër shqiptarë ishin arratisur gjatë transferimit të tyre nga porti i Pireut për në Kretë.

Më konkretisht, në momentin kur furgoni i policisë hyri në anije, në rrethana të panjohura, të burgosurit arritën të heqin prangat, iu shmangën agjentëve të policisë dhe ia mbathën.

Pak më vonë, dy prej katër të arratisurve ishin kapur.

Shqiptarët e arratisur ishinë; Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një fëmije 4 vjeç, Alfons Doçi, Robert Xhimaj dhe Petris Luçi, të dënuar me 25 vjet burg për trafik droge.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë

Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë