Mediat greke kanë publikuar foton e 25-vjeçarit shqiptar Qamil Taja, i cili vrau me armë të dashurën e tij 19-vjeçare, e cila ishte shqiptare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën ku çifti jetonte në Kaminia, Pire. Mësohet se autori e qëlloi të dashurën me dy plumba në kokë dhe më pas u dorëzua në Polici. Çifti shqiptar edhe me herët ka pasur debate mes njëri-tjetrin. Madje, kur i riu shqiptar ka qenë më herë i shoqëruar në polici pas një zënke që ka pasur me partneren, ka deklaruar se është xheloz.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Greqi, shqiptari vret me plumb në kokë të dashurën 19-vjeçare! Autori dorëzohet në polici: Isha xheloz











