Bekim Zyberaj 20 vjeç, ka rënë në prangat e policisë britanike. Mësohet se i riu akuzohet për kultivim kanabisi në ambiente të mbyllura, ndryshe njihen si ‘shtëpi bari’.
I riu shqiptar, mësohet se kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ndërsa autoritetet e kanë dënuar me 8 muaj burg. Në banesë autoritetet vendase gjetën 139 rrënjë kanabisi.
Nëse droga do të dilte në treg, thuhet se do të kapte një vlerë rreth 40 mijë paundë.
Fqinjët u shqetësuar nga era e kanabisit
Mediat britanike bëjnë me dije se ishin fqinjët ata që e denoncuan 20-vjeçarin Zyberaj. Ata i thanë policisë se era e kanabisit që vinte nga një banesë afër tyre po i shqetësonte. Sipas raportimeve, i riu shqiptar është shfrytëzuar nga bosët e drogës në Britani që të kujdesej për bimët narkotike.
Gjykata: 8 muaj burg dhe 100 orë pune pa pagesë
Avokatja e shqiptarit, Stephen Constantine teksa mbronte 20-vjeçarin, tha se ai ka punuar më herët në sektorin e ndërtimit në Mançester ndërsa shtoi se ai është shfrytëzuar.
Gjykatësi tha gjithashtu se ai është përdorur nga bandat kriminale ndërsa do të vuajë dënimit prej 8 muajsh dhe duhet të bëjë 100 orë pune pa pagesë në komunitet.
Sa i përket drogës dhe pajisjeve të gjetura gjatë operacionit të policisë, do të asgjesohen.