Këngëtarja shqiptare ka kaluar një situatë të pakëndshme dhe ka vendosur ta ndajë atë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Eliza Hoxha ka publikuar një foto ku tregon se fqinjët e saj kanë zaptuar shkallën e pallatit me mobilje të vjetra.
“Nuk mund të ankoheni që s’jemi mikpritës, edhe hyrjet i kemi me mobilje. Kryesorja është që të rejat i kemi futur brenda në shtëpi dhe këto prej tre ditësh rrinë në koridor duke penguar lëvizjen e njerëzve. Arsyetimi: Çfarë ke? Të pengojnë? I heqim kur të mundemi...sigurisht,”- shkruan Hoxha krahas fotos.