Debati për shtatoren e Skënderbeut, PDK: Komuna e Prizrenit përdhosi figurën e heroit kombëtar, të rimodelohet dhe ndryshohet lokacioni

Debati për shtatoren e Skënderbeut, PDK: Komuna e Prizrenit përdhosi figurën e heroit kombëtar, të rimodelohet dhe ndryshohet lokacioni

Debati për shtatoren Skënderbeut në Prizren, për tjetërsimin e figurës së tij ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike të Kosovës, ku kërkojnë  që jo vetëm rimodelim të figurës së tij duke thënë se është përdhosur heroi kombëtar dhe historia, por kërkojnë dhe ndryshim lokacioni pasi është vend jo i denjë për figurën e tij dhe shkak burimi aksidenti.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, kritikuan Komunën e Prizrenit për të gjithë procesin në lidhje me vendosjen e shtatores së Skënderbeut.

“E para, lokacioni i përzgjedhur nuk është i denjë për vendosjen e shtatores së Skënderbeut. Ai është i izoluar dhe shumë hapësirë e fshehur e qytetit. E dyta, për shkak të trafikut të dendur në atë rrethrrotullim ku është vendosur shtatorja, shumë lehtë mund të shkaktohen aksidente dhe rrezikohet jeta e vizitorëve të mundshëm. E treta, dega e PDK-së në Prizren përmes asamblistëve të saj në fazën e parë, para së të merret vendimi, ka tërhequr vëmendjen për lokacionin jo adekuat dhe ka kërkuar lokacion tjetër më të përshtatshëm por që është injoruar nga kryetari Mytaher Haskuka”, ka thënë Totaj.

Totaj ka kritikuar edhe qëndrimin  e kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili tha në një intervistë për Report Tv se komuna nuk ka pasur lidhje me procesin e krijimit të shtatores, por vetëm ka dhënë lejen dhe ka përgatitur lokacionin për vendosjen e saj. Totaj tha se Haskuka u tregua mospërfillës jo vetëm ndaj sugjerimeve  të opozitës dhe qytetareve por dhe vetë figurës së Skënderbeut. Gjithashtu Totaj ka bërë të ditur se PDK në Prizren do të filloj me mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë te jashtëzakonshme të Asamblesë Komunale ku do të kërkohet rimodelim i shtatores se Skënderbeut dhe ndryshimin e lokacionit, sepse figura e tij meriton lokacionin më të mirë të qytetit.

“Madje kryetari Mytaher Haskuka u përpoq një ditë më herët nëpër studio televizive ta largoj përgjegjësinë nga vetja duke gënjyer publikisht se ai nuk ka qenë shumë në rrjedha për shtatoren sepse për pamjen e tij finale është përkujdesur një shoqatë e komuna ka caktuar veç lokacionin. Keqqeverisja përveç pothuajse të gjitha fushave tjera ku ka dështuar, shkon aq larg sa që tallet edhe me vet figurën e Skënderbeut e rrjedhimisht edhe me historinë e ndritshme kombëtare simbol i të cilës është vet Gjergj Kastrioti", tha Totaj.

Totaj ka bërë të ditur se PDK në Prizren do të filloj me mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë te jashtëzakonshme të Asamblesë Komunale ku do të kërkohet rimodelim i shtatores se Skënderbeut dhe ndryshimin e lokacionit, sepse figura e tij meriton lokacionin më të mirë të qytetit.

Edhe deputetja Eliza Hoxha tha se memorialet dhe përmendoret e këtilla do të duhej të na mbushnin plot jetë e frymëzim për shkak të idealeve të larta dhe jetën e dhënë për liri dhe si të tilla ato janë jeta vet dhe jo të përdhoset figura e tyre.

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren u përurua më 29 nëntor, por ndryshe nga sa ishim mësuar, Skënderbeu ishte më i dobët, mjekër më të gjatë dhe pa kalë. Nuk munguan kritikat, ku një nga skulptorët, Ilir Mehmeti e quajti karikaturë e bastardim teksa tha se "nëse skulptori e do artin, duhet ta tërheqë dhe ta bëjë nga e para".  Kjo thirrje e tij duke se është dëgjuar vetëm sa i përket skulpturës së Adem Jasharit, pasi është dërguar për modelim. Sa i përket skulpturës së Skënderbeut, ideatori dhe skulptori nuk heqin dorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 02/12/2020 10:17

    Jo dikush i panjohur! Por, ai, ata qe ju dhame qeverisjen tone.Si ka mundesi te kete kujdes ndaj Skenderbeut dhe Adem Jashrait, nje apo disa, kunder te cileve luftoi Skenderbeu,te kete meshire,kujdesin moral e kombetare ndaj Adem Jashari Komandantit legjendar qe sheptoi kete hapesire shqiptare nga fanitja qe i kercnohej nga dhuna mesjetare serbe.

    Përgjigju
  • Arber: 02/12/2020 04:03

    You Are Disgrace to our Nation. With your fake Serbien/Turkish work performance!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë