Prokurori i posaçëm për çështjen e Ilir Metës, Sotir Kllapi ka kërkuar dënimin me 19 vite burg për 3 të pandehurit e njërit fraksion të dosjes, Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho. Të 3 këta janë veçuar nga pjesa tjetër për shkak të kërkesës për tu gjykuar sipas procedurës së shkurtuar.
7 vite burg ka kërkuar SPAK për Fatime Kryemadhin, dënim që sipas procedurës së shkurtuar i ulet në 4.8 vite, për t’iu pezulluar në 5 vite shërbim prove si pasojë e moshës. SPAK ka kërkuar që Kryemadhit t’i sekuestrohet dhe një vilë. 7 vite burg u kërkuan dhe për Ema Çokun, të cilës gjithashtu në përfundim t’i konvertohen në 5 vite shërbim prove. Çoku dhe Kryemadhi akuzohen për veprën penale ‘Pastrim parash’.
Për ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho, të shpallet fajtor për veprën penale ‘korrupsion pasiv’ dhe të dënohet me 4 vite burg që me gjykim të shkurtuar ulet deri në 3 vite dhe të pezullohet me 4 vite shërbim prove.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, për tu tërhequr nga procesi i gjykimit të shkurtuar e për rrjedhojë çështja në ngarkim të saj, të bashkohet me atë të Ilir Metës e Monika Kryemadhit. Seanca e radhës më 27 korrik ora 12:00, pasi avokatët kërkuan kohë për të përgatitur mbrojtjen.
SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit. Hetimi përfshin tre çështje të bashkuara në një dosje: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente









