Seanca e radhës për 11 të pandehurit të dosjes ‘Veliaj’, të veçuar për shkak të gjykimit të shkurtuar, është shtyrë si shkak i mungesës së 2 avokatëve. Seanca e radhës është caktuar më 3 qershor ndërkohë që sot pritej që SPAK të lexonte konkluzionet përfundimtare për të pandehurit.
Biznesmeni Elman Abule, ish-deputetja e PS Klotilda Bushka e 10 të tjerë, kërkuan të gjykoheshin sipas procedurës së shkurtuar. Ndërkohë kryebashkiaku, bashkëshortja e tij Ajola Xoxaj dhe 17 të pandehur të tjerë, do të gjykohen sipas procedurës së zakonshme.
Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.
Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kurse Fatjon Baci është gardiani i burgut të Durrësit, i cili i dha telefonin Erjon Veliaj gjatë transferimit të tij nga qelia në gjykatë, në dy raste.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











