Françeska e nxehtë, por single

Françeska e nxehtë, por single
Ish banorja e BB5, vajza bukuroshe nga Vlora Françeska Jaçe nuk i ka rezistuar dot plazhit në këto ditë të nxehta qershori.  Ka përfituar nga koha për një pushim të shkurtër e për ca rreze dielli më shumë. Eksperiencën e saj Franci e ka ndarë edhe më miqtë në rrjetet sociale, ku nuk i ka shpëtuar tundimit për të nxjerrë disa foto të nxehta. 



Vajza shihet në një formë të mirë trupore, duke qenë se është edhe modele dhe dielli ka bërë punën e tij, duke i shtuar një ngjyrë bronzi të lehtë. Por pavarësisht bukurisë dhe formave të mira trupore, Franci duket se edhe këtë verë do ta kaloj nën shoqërinë e shoqeve.



Ajo ka pohuar se është single dhe madje edhe në foto shihet mes vajzave ose miqve të saj, por jo nën shoqërinë e ndonjë njeriu  special. Pas ndarjes nga Ermali ajo nuk është përfolur për histori të re dashurie. Siç duket po pret Princin e Kaltër!



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

5/3
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn