Papa Françesko është suksesi mediatik i momentit. Zhvillimi teknologjik paraqet një mundësi të mirë edhe për kishën, dhe e Papa është i vetëdijshëm për këtë. Ai çdo ditë, në 140 karaktere, shkruan për të ruajtur kontaktin e tij me ndjekësit në Twitter.
 
Për të është bërë edhe një libër me vizatime për fëmijë, madje edhe është portretizuar si një Superhero në një mbishkrim grafiti në Romë. Jo vetëm kaq, pasi revista e famshme “Rolling Stone”, në një nga numrat e saj, ka pikërisht Papa Françeskon në kopertinën e saj.
 
Dhe Papës së ri i pëlqen të jetë mes njerëzve dhe jo vetëm në rrjetet sociale. Një foto e tij, “selfie”, shkrepje e vetes mes disa të rinj, ka bërë xhiron e internetit, aq sa ndihmoi neologjizmin e fjalës “selfie”, të bëjë pjesë në fjalorin anglez të Oksfordit.
 
Veç famës që ka në rrjetet sociale, Papa Françesko ka rezultuar të jetë personazhi më i klikuar në Google, sipas një studimi të fillimvitit 2014, duke lënë prapa personazhe si Barack Obama dhe Edward Snowden. Në këtë mënyrë ka ‘bekuar’ edhe internetin. Në 30 qershor, Ditën Botërore të Komunikimeve Shoqërore Papa u shpreh: "Është një gjë e mirë , një dhuratë e Zotit , ku mund të ofrojë më shumë mundësi, takim dhe solidaritetit, në mes të të gjitha,” por shtoi se shpejtësia mesazheve nuk duhet të marrë kohën dhe aftësinë për të qenë të heshtur e të duruar për të dëgjuar.


Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)