PER FRAN MARASHIN KJO ESHTE HERA E TRETE E ARRATISJES
Më 20 shtator 2011 Fran Marashi nga Shkodra ka tentuar të arratiset nga burgu I sigurisë së lartë në Fushë Krujë, së bashku me Gëzim Gurin dhe Prel Vucaj të dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Altin Kodra ishte dënuar me 22 vjet burg. Ata u pikasën nga roja e shërbimit jashtë qelisë së tyre.
Fran Marashi, ish-anëtar i bandës së Urës Vajgurore, i dënuar për masakrën e vitit 1997 në këtë qytet, ishte arratisur edhe më përpara nga burgu.
Në vitin 2008, ai kishte mundur të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë në Burrel së bashku me një të dënuar tjetër, por ishte kapur brenda ditës nga policia.
Fran Pal Marashi, 33 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale të parashikuara nga nenet 79/c, 11/2, 323, 333, 334 të Kodit Penal, për të vuajtur dënimin në një burg të sigurisë së të lartë. Ai është akuzuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm si anëtar i bandës që shkaktoi masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1996. Marashi, është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, ai tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit, bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore. Të dy ata u kapën nga policia pak orë pas arratisë duke shijuar vetëm pak orë nga liria e tyre.
ADMIR TAFILI, KJO HERA E DYTE E ARRATISJES
Më 02//2010 Arratiset nga burgu u burgut të Shën Kollit. I dënuari me 25 vjet burg, Admir Tafili kishte siguruar një leje nga autoritetet e burgut të Shën Kollit, bashkë me të vëllanë Genc Tafili (edhe ky i burgosur), për një vizitë në shtëpi në lagjen Ahmet Haxhia në Shkodër, por është larguar prej andej në drejtim të paditur
GEZIM GURI
Gëzim Gjergj Guri, vitlindja 1977, lindur e banues në Vaun e Dejës, Shkodër; Më 20 shtator 2011 kishte tentuar të arratisej së bashku me Fran Marashin. Guri është akuzuar për vjedhje me armë dhe vrasje të kryer në qytetin e Shkodrës. I dënuar me burg përjetë.