FRANCE - Shkatërrohet një rrjet shqiptaro-francez, që merrej me trafikun e lëndëve narkotike nga Spanja, Italia, Hollanda dhe Franca. 20 shqiptarë dhe dy francezë mësohet se janë arrestuar në Nantë, Marsejë, Monpelie, Tuluzë, etj.
Policia franceze ka bërë të ditur se shqiptarët ishin nën hetim prej dy vjetësh dhe tani ata janë arrestuar, pasi janë mbledhur prova të mjaftueshme.
Policia e Nantës e ka quajtur një rrjet mafioz, duke deklaruar se ai drejtohej nga një shqiptar 44-vjeçar.
Të arrestuarit merreshin me shitje të lëndëve narkotike si kokainë dhe heroinë. Në gusht të vitit 2012, policia franceze kishte sekuestruar 14 kilogramë kokainë, që ishte destinuar të shitej në bregdetin francez.
Gjithashtu edhe në vjeshtën e vitit 2011, policia ka sekuestruar më shumë se 20 kilogramë lëndë narkotike.
Redaksia online
(a.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com