Dhjetëra mijëra persona janë grumbulluar sot pasdite në sheshet e qyteteve kryesore të Francës në shenjë solidariteti lidhur me ngjarjen tragjike në ambientet e brendshme dhe të jashtme të godinës së revistës satirike franceze ”Charlie Hebdo” ku, tre persona të armatosur vranë 12 të tjerë (tetë gazetarë, dy policë, një të ftuar dhe një recepsionist).
Shumë prej tyre thanë se me këtë veprim shprehnin mbështetjen për lirinë e shprehjes.
Sipas të dhënave të para zyrtare, rreth 20 mijë persona janë grumbulluar në Paris, mbi 10 mijë të tjerë në Lion dhe Tuluzë si edhe rreth 5.000 në Marsejë.
Mijëra të tjerë janë grumbulluar në Lilë, Bordo dhe Nantë.ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com