Francë, Holande i ul vetes dhe
qeverisë pagën mujore me 30%

Francë, Holande i ul vetes dhe <br />qeverisë pagën mujore me 30%
FRANCE- Qeveria e re franceze nis punën duke ulur me 30% pagën e Presidentit dhe gjithë anëtarëve të kabinetit të ri qeveritar.
Një dekret i firmosur sot zvogëloi me 30% pagën e Hollande dhe ministrave francezë.
Presidenti Fransua Hollandë tha se kishte kërkuar uljen e pagës, si pjesë e një premtimi të mbajtur të bërë që në 2011.
“Nësë unë zgjidhem president, do t’i propozojë qeverisë uljen e pagës me 30% për vete dhe ministrat. Kjo nuk do të sjellë kursime të konsiderueshme. Por duhet tu tregojmë francezëve se sjellja e krerëe të shtetit është shembullore” ishte shprehur atëherë Holande.
Në 2011 Sarkozi rriti pagën e tij në afro 19 mijë euro. Po kaq ishte edhe paga e kryeministrit. Kurse paga e ministrave shkonte ne afro 14 mijë euro.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri