FRANCË - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, raportohet të jetë në gjendje të qëndrueshme në spital, pasi është lënduar në një aksident me biçikletë në Francë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se Kerry, 71 vjeç, është dërguar me helikopter në Gjenevë, ku edhe është duke u trajtuar.

Deklarata thotë se Kerry nuk e ka humbur vetëdijen dhe se ka pësuar lëndime në këmbë.

Aksidenti ka ndodhur në Scionzier të Francës.

Të shtunën, Kerry ka takuar në Gjenevë ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif, për të biseduar rreth programit bërthamor të Republikës Islamike.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)