Franca kaloi fazën e grupeve duke treguar futboll të bukur dhe duke shkëlqyer. Por trajneri Didier Deshamp paralajmëron të gjithë për vështirësitë në ndeshjen ndaj Nigerisë e vlefshme për fazën e një të tetave.
“Luhet ne oren 13:00 me orën lokale një orar i pazakonshëm. Ndoshta kundërshtarët tane janë mësuar më shumë se ne me të nxehtin. Por ne jemi në gjendje të kalojmë në çerekfinale dhe të rëndësishme do jenë shpirti i skuadrës dhe mentaliteti i fituesit.” përfunon Deshamp.
Ndërsa në kampin e afrikanëve janë të gatshëm për të bërë një ndehsje të madhe dhe të tentojnë kualifikimin. Francë-Nigeri luhet në oren 18:00 në stadiumin “Nacional” në Brazilia.
Në mbrëmje në orën 22:00 në Porto Alegre zbret në fushë edhe Gjermania që përballet me Algjerinë.Trajneri Lëv nuk u zë besë afrikano-verioreve.
“Janë shumë të rrezikshëm, uniteti është pika e tyre më e fortë dhe janë një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar. Por ne i kemi të gjitha gjërat në rregull për tu kualifikuar.” përfundon Lëv. Trajneri i Algjerisë edhe pse e pranon se panzerat janë superfavoritë.
“Jemi një skuadër e vogël kundër një prej skuadrave më me potencial në botë por ne futboll edhe surprizat mund të ndodhin.” tha Halihoxhiç. Gjermani-Algjeri do gjykohet nga braziliani Sandro Rici.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO