PARIS - Një burrë ka shkarkuar një kamion me pleh organik, përpara parlamentit francez në Paris, me një mbishkrim: “Jashtë nga Parlamenti, Hollande dhe të gjithë politikanët”.
 
Kjo protestë e tij, është kundër politikës së keqe franceze dhe pas këtij gjesti, burri është ndaluar dhe identifikuar nga xhandarmaria vendase.
 
Gjithashtu, Agjencia France Press, ka marrë disa e-mail, ku thuhej: "Në këto momente, një francez është duke manifestuar, inatin e tij përpara Parlamentit; mjaft kështu!
 
Ky ka qenë mesazhi që ai ka dashur ti transmetojë presidentit Hollande, i cili do e kujtojë gjatë një gjë të tillë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)