PARIS - Qytetarët francezë nisën sot në orën 07:00 raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, pas një raundi të parë aspak pozitiv për të majtën në pushtet përballë forcës politike të ekstremit të djathtë.
 
Skenari i një riorganizimi të shpejtë të qeverisë franceze është dhënë si më i mundshmi pas rezultatit të votimit, nëse kryeministri Jean-Marc Ayrault do të vazhdojë të mbajë ende këtë post apo jo, ky fakt varet nga numri i votave të marra nga Partia Socialiste (PS).
 
Vëmendja është përqëndruar drejt qyteteve e mëdha bastione të PS-së të kërcënuara të lëkunden nga e djathta: Strasburg (lindje) dhe Toulouse (jug-perëndim), Saint-Etienne (qendër-lindje), Reims (lindje), Metz (lindje), Caen (veri-perëndim). Pa harruar të përmendim Parisin ku një kandidate femër mund të zgjidhet për herë të parë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)