Një përkthyese e cila shoqëronte një gazetar në kampin e refugjatëve në Kalais është dhunuar gjatë natës. 38 vjeçarja rrëfeu se ishin tre afgan, njëri prej të cilëve  në kërcënimin e thikës e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale ndërsa dy të tjerët rrinin larg.
 
Pas ngjarjes gazetari freelance dhe përkthyesja e denoncuan ngjarjen në polici. 
Përkthyesja iu nënshtrua  kontrollit mjekësor ndërsa tre afganët  u shpallën në kërkim.

Ngjarja u shënua vetëm një ditë pasi një gjykatë administrative  franceze dha lejen që të ndërtohet muri në very të Francës në Kalais.

Kjo zonë e njohur ndryshe si xhungla është kthyer në një pikë grumbullimi të refugjatëve të cilët dëshirojnë të kalojnë në Britani. Në xhungël jetojnë rreth 6 deri në 10 mijë refugjatë. E për të ndalur lëvizjet e tyre u vendos ndërtimi i Murit të madh të Kalais.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)